Kuba do të bëhet shteti i radhës, i cili do të legalizojë martesat të së njëjtit seks. Kjo është mbështetur edhe nga presidenti i vendit komunist Miguel Diaz-Canel.

Kreu i shtetit kubanes, i cili mori pushtetin e lënë nga Raul Castro më 19 prill, tha se ishte në favor të njohjes së “martesës midis njerëzve pa asnjë kufizim”.

Në një intervistë për TV Telesur, ai tha se duke vepruar në këtë mënyrë ishte “pjesë e eliminimit të çdo lloj diskriminimi në shoqëri”.

Kjo mbështetje e presidentit vjen në një kohë kur Kuba është në fazën e ndryshimeve kushtetuese, e cila deri tani përcakton martesën mes një burri dhe një gruaje.

Kjo mbështetje vjen kur Kuba është në fazën e ndryshimeve kushtetuese, e cila përcakton martesën mes “një burri dhe një gruaje”.

Kushtetuta e propozuar do të zëvendësojë kartën kombëtare të vitit 1976. Megjithatë çdo vendim do të merret pasi të përfundojnë konsultimet popullor dhe drafti të jetë miratuar në një referendum kombëtar të planifikuar për në shkurt 2019.