Ndërsa vendi i tij po braktiset masivisht për shkak të hiper-inflacionit, Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro po hante biftek të shtrenjtë të përgatitur nga kuzhinieri i famshëm ‘Salt Bae’ në një restorant në Turqi.

Maduro po hante një drekë super luksoze në Stamboll gjatë një ndalesë dy-orëshe pasi u kthye nga një vizitë në Kinë, ky synonte të rriste investimet  në vendin e tij të goditur keqas nga kriza.

Nusret Gokce, i cili zotëron një zinxhir restorantesh dhe që njihet si “Salt Bae” për stilin e tij, ka postuar video dhe foto në Instagram dhe në faqet e Twitter duke treguar Maduron dhe gruan e tij, Cilia, duke ngrënë.

Por kjo nxiti zemërim në Venezuelë ku miliona njerëz përpiqen të sigurojnë ushqim dhe një mish i tillë konsiderohet luks.

Në video, Maduro mund të shihet duke thithur një puro nga një kuti e personalizuar.

Në një moment, Maduro thotë: ‘Ky është një moment në jetë.’

Restoranti ka rreth 16 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe kjo bëri që të fshihej videoja dhe fotot e Maduros, por lajmi mori dhenë nëpër botë.