Prokurori publik kujdestar mbrëmë kreu ekspertizë në vendin e aksidentit të rëndë në bulevardin “Sërbia” në Shkup, në të cilin u lënduan tre persona. Fatkeqësia ka ndodhur kur tre këmbësorët – një burrë dhe një grua në moshë dhe mbesa e tyre trevjeçare i ka goditur një automjet transportues “Pezho Partner” me targa të Velesit.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, gruaja dhe mbesa e saj urgjentisht janë transportuar në Qendrën Emergjente. Gjatë natës gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa vajza akoma ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga PPTH Shkup informojnë se menjëherë pas fatkeqësisë prokurori publik ka dhënë urdhër që të kontrollohet prania e alkoolit dhe narkotikëve në gjakun e shoferit. Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është dorëzuar për ekspertizë ndërsa janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për përcaktimin e fakteve.

Me urdhrin e prokurorit publik, ndaj trupit të gruas së pajetë do të bëhet obduksioni.