Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo shfaqi keqardhje për rrëzimin e aeroplanit rus Iljushin Il-20 mbi Siri, ku kanë humbur jetën 15 ushtarë rusë.

Pompeo njëherit e akuzoi Iranin për “transportimin provokues të sisteme të rrezikshme ushtarake në Siri”, me çfarë rrezikohet i tërë rajoni.

Incidenti ka ndodhur pasi që operatorët e sistemit raketor kundërajror kanë vlerësuar se aeroplani rus në fakt është aeroplan gjuetar izraelit i cili kohë të shkurtër paraprakisht ka raketuar pozicion të grupit pro-iranian Hezbollah në Siri.

Izraeli shpesh sulmon pozicione në Siri, duke druajtur se Irani mund ta shfrytëzojë Sirinë për lansimin e raketave drejt Izraelit.