Paul Pogba ka rrezikuar t’i prishë edhe më shumë marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho, duke thënë se skuadra e Manchester Unitedit duhet të tregohet më agresive në ndeshjet në shtëpi.

Manchester Unitedit e barazoi ndeshjen e fundit në Old Trafford, me rezultat 1-1 kundër Wolves. Këto dy pikë të humbura kanë bërë që tani “Djajtë e kuq” të mbesin tetë pikë pas vendit të parë, ku pozicionohet skuadra e Jurgen Kloppit, Liverpooli, transmeton Gazeta Express.

Pogba ka marrë shumë kritika kohëve të fundit për shkak se ai nuk ka arritur të performojë për Manchester Unitedin njëjtë si për Kombëtaren e Francës në Kupën e Botës. Ishte përfolur se ai dëshironte të largohej nga “Djajtë e kuq” dhe kjo gjë i kishte tensionuar marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit.

Dhe Pogba ka kërkuar që skuadra e tij, të cilën janë në vendin e  shtatë në ligë, të jenë më agresivë në repartin e sulmit për ndeshjet që zhvillohen në Old Trafford.

“Ne duhet të luanim shumë më mirë kundër Wolvesit. Kur jemi në shtëpi, ne duhet të sulmojmë, sulmojmë, sulmojmë. Ky është Old Traffordi. Jemi këtu për të sulmuar. Mendoj që skuadrat frikësohen kur e shohin Manchester Unitedin duke sulmuar vazhdimisht”, ka thënë Pogba.

“Ky ishte gabimi ynë. Kemi luajtur tri ndeshje në shtëpi dhe kemi marrë vetëm katër pikë, kjo nuk është e mjaftueshme. Ndoshta ne duhet të sillemi më mirë dhe të luajmë më mirë sepse në Old Trafford ne duhet të sulmojmë dhe t’i bëjnë presion skuadrave, si kundër Tottenhamit, Liverpoolit, Chelseat dhe Arsenalit sezonin e kaluar”.

“Unë nuk mund ta them këtë sepse jam lojtar, nuk është puna ime”, u përgjigj Pogba kur u pyet pse ata nuk shkaktuar më shumë probleme për Wolves, të cilët sapo kanë hyrë në Premierligë.

“Unë nuk jam trajneri, nuk mund ta them këtë, por natyrisht ne duhet të kemi më shumë opsione gjatë ndeshjes, por nuk mund ta them këtë sepse jam lojtar. Kështu mendoj unë, duhet të lëvizim më mirë dhe më shumë”.

“Është e vërtetë që ne u treguam më të uritur në disa pjesë të ndeshjes. Ndoshta ishin pak të lodhur pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, nuk e di. Ne nuk e humbëm ndeshjen, por duhet të kishim fituar. Jemi në shtëpi dhe duhet t’i marrim tre pikët”.

“Ne kemi luajtur gjashtë ndeshje në Premierligë, nuk duhet të shqetësohemi, por duhet të përmirësohemi që t’i afrohemi, afrohemi, afrohemi titullit. Është më mirë për ne nëse i afrohemi”.