Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e ka falënderuar trajnerin e tij, Jose Mourinhon, si dhe bashkëlojtarët e tij, që e lejuan ta gjuante penaltinë në ndeshjen e mbrëmshme.

Francezi shënoi dy gola mbrëmë në Zvicër për ndeshjen e “Djajve të kuq” kundër Young Boys, të vlefshme për grupin H të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Mourinhos fituan me rezultat 3-0, kur përveç Pogbas, gol shënoi edhe bashkëkombësi i tij, Anthony Martial, përcjell Gazeta Express.

Kjo ishte penalltia e katërt që Pogba e gjuan këtë sezon, mirëpo herën e fundit që e provoi, portieri i Burnleyt, Joe Hart, ia kishte mbrojtur penalltinë. Megjithatë, 25-vjeçari dëshironte ta provonte përsëri goditjen nga penalltia, dhe ishte mirënjohës ndaj trajnerit dhe bashkëlojtarëve të tij që ia lejuan këtë gjë.

“Unë nuk kisha aspak dyshim se doja ta gjuaja penalltinë. E di se e humba të fundit. Jose Hart ma mbrojti atë herë, por unë nuk do ta përsëris të njëjtin gabim përsëri”, ka thënë Pogbas pas ndeshjes më mbrëmshme.

“Unë kisha mjaftueshëm vetëbesim dhe njëjtë mendonin edhe bashkëlojtarët e mi. Ata më lejuan ta gjuaj unë penalltinë, kështu që duhet t’i falënderoj edhe ata, por edhe trajnerin, pasi që edhe ai ma dha këtë mundësi”.

Edhe Mourinhos i kishte pëlqyer vetëbesimi që Pogba e kishte shfaqur kur kërkoi ta gjuante penalltinë të stadiumin Stade de Suiise, për të shënuar kështu golin e tij të katërt në vetëm gjashtë ndeshjet e sezonit të ri.

“Më pëlqen nëse lojtarët e mi e kanë vetëbesimin që e shfaqi Pogba për ta gjuajtur penalltinë, përkundër faktit që e kishte humbur të fundit. Më pëlqen kjo”, kishte thënë Mourinho.

“Ai e humbi penalltinë kundër Burnley, por përkundër kësaj në penalltinë e radhës, ai kërkon që ta gjuaj vet penalltinë, e bën rezultatin 2-0 dhe na i siguron fitoren”