Mauricio Pochettino e ka përshkruar lënien jashtë të Toby Alderweireld dhe Kieran Trippier për lojën kundër Interit si një “vendim taktik” të tij

Çifti mbrojtës kanë startuar në mposhtjen në Watford dhe Liverpool, duke rritur spekulimet se ky është një dënim për paraqitjen e tyre, por Pochettino e ka bërë të qartë se nuk është i saktë lajmi.

“NE ende e kemi jashtë Hugo Llorisin, Dele Allin dhe Moussa Sissoko”, tha trajneri sot në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve në San Siro.

“Ata janë në Londër. Ata janë në listën e lojtarëve me Foyth dhe GK Nkoudou. Pastaj ky është një vendim teknik pse ata janë në Londër”.

“Është një vendim teknik. Shikoni në fjalor dhe kuptojeni kuptimin e taktik? Taktikat janë në fushë, por duhet të mendoni për to kur nuk jeni në fushë. Tani mund ta kuptoni mjaftueshëm se unë edhe pse jam në sezonin e pestë kurrë nuk i dënoj lojtarët e mirë”