MEPSO filloi me modernizimin e stacionit transformator “Dubrovë” , me ç’rast do të zëvendësohet me  pajisje të re që është në funksion nga viti 1977. Me këtë rast sot për vizitë pune në “Dubrovë” ishin ministri Goran Sugareski, sekretari i përgjithshëm i MEPSO-s Sasho Vasileski, kryetari i Bordit Drejtues të MEPSO-s, Borko Aleksoski, anëtarë të Bordit Drejtues të MEPSO-s.

Projekti përfshin zëvendësimin e pajisjeve primare si ndërprerës, transformatorë të rrymës dhe  matës të nivelit të tensionit, dhe revitalizim të pajisjeve sekondare të 400 KV dhe të 110 KV, nivel të tensionit që përfshin dorëzim dhe instalim të sistemeve për mbrojtje rele, monitorim i largët dhe për menaxhim dhe sisteme për ndarje AC-DC dhe sistem i ri për matjen e energjisë  elektrike.

Ministri Sugareski theksoi se ky projekt kompleks shënon fillim të një cikli të madh të investimeve në sektorin elektro energjetik, në vlerë prej 70 milionë euro.

“Me të gjitha këto investime të planifikuara do të mundësojmë sektor stabil energjetik në Republikën e Maqedonisë. Banka Evropiane për Zhvillim dhe Ripërtëritje edhe më tutje mbetet partner i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë, duke na mbështetur në investimet për ndërtim dhe rekonstruktim të rrjetit elektroshpërndarës, me kornizë kredituese, e cila tejkalon 30 milionë euro”, theksoi ministri Sugareski.

Drejtori i përgjithshëm Vasilevski tha se për këtë stacion elektro inxhinierët thonë se është zemra e sistemit elektrodistributiv dhe kjo vetë tregon për rëndësinë e saj.

“Qëllimi ynë është që të zëvendësojmë pajisjet të cilat janë funksion tashmë 40 vite. Me rëndësi të madhe dhe shtesë është ajo se ky projekt angazhon edhe resurse vendore dhe një pjesë e madhe nga investimi do të hyjë edhe në ekonominë e Maqedonisë përmes angazhimeve të  firmave prodhuese, furnizuese dhe angazhimeve të personave profesionist nga profile të ndryshme”, potencoi Vasileski.

Për realizim të këtij projekti në tender ndërkombëtar, vitin e kaluar si ofertues më i volitshëm është zgjedhur konsorciumi: “Simens” Republika e Serbisë dhe “Sikson”, Republika e Maqedonisë. Vlera e marrëveshjes është 4,6 milionë euro, ndërsa financohet nga mjete të MEPSO-s, nga kredia e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Ripërtëritje dhe nga një grant nga Komisioni Evropian. Revitalizimi i ST “Dubrovë” është planifikuar që të zgjasë tre vite. Realizimi i këtij projekti do të sigurojë siguri më të madhe dhe besim në punën me pajisjet me nivel të tensionit të lartë, monitorim në kohë reale, detektim me kohë dhe preventivë të defekteve dhe optimalizim në menaxhimin me sistemin elektrodistributiv.

Stacioni transformator “Dubrovë” nga aspekti i sistemit është një nga nyjet energjetike në sistemin distributiv të Maqedonisë, sepse e lidh kapacitetin më të lartë të prodhimtarisë REK “Manastir” me rajonin më të madh konsumues Shkup.

Në këtë stacion transformues ndërlidhen edhe 400 kilovatë linja transmetimi që sistemin tonë e  lidhin  me sistemet elektro distributive të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Greqisë.