Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, tentoi, por pa sukses, të ndryshojë kushtet e stadiumit në ndeshjen kundër Manchester Cityt, për ta favorizuar skuadrën e tij. Ai i udhëzoi kujdestarët e terrenit sportiv që të mos e ujitin barin.

Në javën e parë të sezonit të ri të Premierligës, skuadra e Emerys u mposht në shtëpi në ndeshjes kundër skuadrës së Pep Guardiolës, të cilët janë kampion aktual të ligës, transmeton Gazeta Express.

Kujdestari i terrenit sportiv, Lee Jackson, ka zbuluar, në një deklaratë për media, se Emery i kishte paralajmëruar pjesëtarët e stafit të tij që të mos e ujisnin barin atë ditë, përkundër faktit se 12 gushti kishte qenë një ndër ditët më të nxehta të vitit në Londër.

Mirëpo, kjo gjë ishte vërejtur menjëherë nga Jackson, i cili e kishte inspektuar barin dhe i kishte treguar Guardiolës për kushtet e ndeshjes. Megjithatë, Guardiola nuk kishte reaguar dhe në fund, skuadra e Manchester Cityt kishte arritur ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-0.

“Ata nuk e ujitën barin para ndeshjes ose pasi përfundoi pjesa e parë dhe kjo gjë është shumë e çuditshme. Në fund të fundit, ata nuk përfituar asgjë nga ky veprim”, ka thënë Jackson.