Andrea Pirlo, Alberto Gilardino, Paolo Montero, Thiago Motta dhe Gabriel Batistuta janë trajnerët e ri profesional që kanë marrë licencën sot

Kursi për trajner në FIGC Settore Tecnico që është njëri prej më të mirëve në botë dhe zgjat disa mua këtë javë ka certifikuar disa nga fytyrat e njohura në një fotografi.

Ata përfshin fituesin e Botërorit , Pirlo dhe Gilardino, plus Paolo Cannavaron – vëllain e tij të vogël Fabio dhe Thiago Mottan.

Daniele Bonera ende luan për Villarrealin, por edhe ai i ka kryer të gjitha që në të ardhmen të jetë trajner.

Ish heroi i Fiorentinas dhe Romës, Batistuta po ashtu është licencuar, me ih mbrojtësin e Milanit Jose Antonio Chamot dhe ish mesfushorin e frikshëm të Genoas Francelino Matuzalem dhe lojtarin e fuqishëm te Juventus Montero.

Ky licencim i jep mundësi atyre që fillimisht të jenë trajner në skuadrën e të rinjve, skuadrën e grave dhe burrave në Serie A.

Ata po ashtu mund të jenë asistent të menaxherëve në klubet e Serie A dhe B, por më shumë studime duhet të bëjnë nëse dëshirojnë që të marrin punë jashtë Italisë.