Një pilot i Forcave Ajrore të Nigerit u vra sot në një aksident gjatë ushtrimeve ajrore me rastin e Ditës së Pavarësisë së këtij vendi afrikan.

Ibikunle Daramola, zëdhënës i forcës ajrore, tha se piloti “me sukses” katapultoi nga aeroplani para se të rrëzohej, por se ai vdiq në spital për shkak të lëndimeve të pësuara.