Franca nëpërmjet mesazheve të presidentit Emanuel Makron, ambasadorit të nderit Alen Le Roa dhe ambasadorit të këtij vendi në Maqedoni, Kristian Timonie, ditët e fundit shprehu mbështetjen për integrimin evropian të vendit, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë në referendumin e ardhshëm më 30 shtator.

Presidenti francez, Emanuel Makron, iu drejtua me një video mesazh qytetarëve të Maqedonisë përpara referendumit. Në këtë video mesazh ai thotë se marrëveshja me Greqinë siguron një të ardhme për vendin dhe beson në urtësinë e qytetarëve.

“Zonja dhe zotërinj, të dashur miq, do të doja t’ju merrja pak nga koha juaj që t’ju drejtohem drejtpërdrejt.Ka më se 25 vjet, që dy vendet tona kultivojnë marrëdhënie diplomatike. 25 vjet  histori të përbashkët dhe fate të lidhura mes popujve tona, rrënjët e të cilëve janë të rrënjosura thellë përgjatë shekujve. Në këtë kontekst në vitet e fundit janë bërë shumë gjëra, por më 17 qershor të vitit 2018 u ndërmor një hap i madh dhe shumë i rëndësishëm. Ky hap u arrit me guximin e liderëve tuaj, midis vendit tuaj dhe Greqisë, i cili i dha fund një mosmarrëveshjeje 27-vjeçare. Marrëveshja e ashtuquajtur dhe e njohur me emrin “Marrëveshja e Prespës” e 17 qershorit të vitit 2018 mundëson përparim dhe përgatitje për të ardhmen. Pyetja e referendumit më 30 shtator të këtij viti ka të bëjë pikërisht me këtë marrëveshje. thotë Makron në mesazh.

Jam i njohur, vazhdon ai,me të gjitha polemikat që po ndodhin dhe të cilat janë pjesë e debatit demokratik në vendin tuaj.

“Por nga këtu ku jam, sepse besoj në kontinentin tonë, në fuqinë e Evropës në fuqinë e mençurisë kolektive dhe në bashkëpunimin e ndërsjellë, do të doja të ndërlidhesha dhe t’ju tregoj atë që unë besoj. E di se asnjë marrëveshje nuk është e përkryer. E di se për disa kjo nuk është mjaftueshmërisht afatgjatë, e për ca të tjerë që do të kishin negociuar ndryshe.  I dëgjoj të gjitha kritikat që janë bërë. Deri para disa muajsh askush nuk shpresonte për këtë marrëveshje. Ka mbase 27 vite që pritej kjo marrëveshje. Kjo marrëveshje u bë e mundur për shkak të guximit të udhëheqësve tuaj dhe udhëheqësve grekëve. Prandaj unë e mbështes atë. Plotësisht! Fuqimisht! Mendoj se ajo ka një vend qendror në planet për të ardhmen e vendit. Ajo është gjithashtu edhe thelbi i ambicieve të rinisë suaj dhe ajo që mund të bëjmë së bashku  në vitet në vijim, thotë presidenti francez.

Makron thekson se ai ësht i vendosur “pro” dhe fuqishëm beson se kjo marrëveshje është e mirë për vendin tonë.

“Është çështje e juaj që të zgjidhni dhe të vendosni, nëse jeni për ndryshim të kushtetutës apo jo, në mënyrë që kjo marrëveshje të bëhet e vlefshme Të bëheni Maqedonia e Veriut sipas kësaj Marrëveshje. Unë jam i vendosur PËR dhe besoj fuqishëm se kjo marrëveshje është  e mirë. Për Ju për tërë rajonin dhe për Evropën. Shpresoj në mbështetjen tuaj”, thotë presidenti francez Manuel Makron në video mesazhin.

Një ditë më herët në panelin diskutues “Reformat, referendumi dhe integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë”, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u patrashtruan mesazhet nga Franca se marrëveshja nuk është e përsosur por e rëndësishme dhe se të gjithë ata që mendojnë mirë për të ardhmen e Maqedonisë të shkojnë në referendum dhe të marrin një vendim që do ta sjellë atë më pranë BE-së dhe NATO-s.

Ambasadori i nderit i Francës, Alen Le Roa, porositi se ka ardhur në Maqedoni sepse është para një momenti të fuqishëm historik dhe se interesi i të gjithë përfaqësuesve të huaj të cilët vijnë ta theksojnë mendimin e tyre është shenjë edhe e kujdesit dhe miqësisë, por asnjëherë shenjë e kanosjeve.

“Ekziston njëzëshmëri në kuadër të Bashkimit Evropian dhe kjo ishte e shkruar në kuadër të vendimeve nga Këshilli Evropian. Ekziston njëzëshmëri për mbështetje të Marrëveshjes së Prespës, tha Le Roa.

Maqedoni, porositi ai, ishte një nga vendet e Ballkanit, që e para e nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim dhe në vitin 2005 dhe i është dhënë statusi vend kandidat.

“Pengesa kryesore gjithë këtyre 25 viteve është çështja për emrin dhe tani nëse ekziston të tejkalohet kjo ngecje, duket se Bashkimi Evropian dhe evropianët do t’ju mbështesin”, tha Le Roa.

Ambasadori francez në Maqedoni Kristijan Timonie, tha se Maqedonia mund të dërgojë lajme të mira, sepse posedon kapacitet për pajtim dhe kompromis, si dhe është e aftë t’i tejkalojë të gjitha mitet dhe dhimbjet nga e kaluara.

“Mendoj se maqedonasit tani e kanë shansin e vërtetë, veçanërisht gjatë javës së ardhshme, dhe se janë të aftë të bëjnë viktima të caktuara. Flas me maqedonasit dhe e di e gjithë kjo aspak nuk është e thjeshtë, por duhet të gjithë të mendojnë edhe për brezat e ardhshëm. Ndoshta drejtpërdrejt, por do t’u them.  Zgjedhja është Maqedonia e Veriut apo Koreja e Veriut. Zgjedhja”. Duhet të dini çfarë do të zgjidhni”,  tha Timonie duke theksuar se duhet të vazhdohet me reformat