Lëvizja Vetëvendosje sot thirri protestë popullore, për ta kundërshtuar sipas tyre ndarjen e Kosovës, pas idesë për korrigjim të kufijve nga presidenti Hashim Thaçi.

Motoja e protestës është “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

E si duket përgatitjet e protestës vetëm se janë në fazën përfundimtare.

Siç shihet në fotografitë e lajmi.net, është bërë gati edhe podiumi ku do të mbahen fjalimet e organizatorëve të protestës.

Theksojmë se protestuesit e pare vetëm se kanë nisur rrugën e tyre drejt Prishtinës. Sipas raportimeve të parët që janë nisur rreth orës 11:00 janë protestuesit nga Prizreni, Deçani, Juniku, Peja e Sharri.

Pas tyre, në orën 11:30, prite të nisen protestuesit nga Vitia, Istogu, dhe Skënderaj.

Kurse, në orën 12:00, VV ka organizuar transport për protestuesit nga Podujeva, Drenasi, Gjakova, Gjilani, Hani i Elezit, Kaçaniku, Obiliqi, Klina, Mitrovica, Rahoveci, Shtërpca dhe Suhareka.

Protestuesit nga Shtimja, Vushtrria, Fushë Kosova, Ferizaj dhe Malisheva, do të nisen në orën 12:30, për në Prishtinë. Ndërsa, ata nga Artana dhe Lipjani në orën 13:00.