Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka mbyllur protestën që është organizuar kundër presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me idenë e tij për korrigjimin e kufijve.

Pas fjalimit të tij, Kurti ka falënderuar protestuesit dhe u ka thënë se takohen herëve të tjera duke mos përmendu ndonjë datë se kur mund të ketë organizim tjetër nga partia e tij për protestë.

Protesta ka përfunduar e qetë, pa incidente.