Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij sot u takua me delegacionin e Grupacionit Financiar Ndërkombëtar (IFC), pjesë nga Banka Botërore, e udhëhequr nga Vebke Shlumer, drejtoresha rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, e cila u shoqërua nga drejtori rajonal për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Tomas Lubek.

Me bashkëbiseduesen janë dakorduar se ardhmëria e Maqedonisë si anëtare e ardhshme e NATO-s dhe BE-së, e qytetarëve dhe kompanive vendore u hap mundësi të prezantohen në tregun ku ka më shumë se 500 milionë konsumatorë.

Në takim është biseduar për potencialet e Republikës së Maqedonisë me ç’rast Shlumer ka shprehur mbështetje të hapur për grupacionin (IFC) për intensifikimin e financimit të projekteve në sektorin privat dhe për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike, veçanërisht në fushën e burimeve të ripërtëritshme energjetike.

Kryeministri Zaev ka njoftuar se Qeveria ndërmerr masa konkrete për motivim në sektorin privat, përmirësimin e konkurrencës me qëllim që të hapen vende të reja pune, që t’i mbajnë të rinjtë të punojnë në atdheun e tyre.

Drejtoresha Shlumer theksoi se IFC po i shqyrton mundësitë edhe për stimulimin e zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme përmes qasjes më të lehtë në financa, duke theksuar se mbështetja është në drejtim të trendit të përmirësimit të ekonomisë në vend dhe nëpërmjet krijimit të kushteve për tregje të reja të hapen perspektivat jo vetëm për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për rajonin.

Kryeministri Zaev në takim ka shprehur edhe kënaqësinë e tij për shkak pranisë së tyre përpara momentit historik për mbajtjen e referendumit më 30 shtator, kur, siç tha ai, populli i Maqedonisë do të tregojë unitet dhe do ta sjellë vendimin për përparimin e vendit, me përmbushjen e integrimeve euroatlantike.

Loading...