Pavarësisht se nuk ka sponsor për ta paguar faturën, Perez është duke kërkuar aprovim nga Bordi i Drejtorëve për të marrë borxh 400-500 milionë euro për ta rimodeluar stadiumin ikonik

Pasi që ka dështuar për të siguruar paratë nga sponsorizimet për rimodelimi e Bernabeut, Florentino Perez tani do të kërkojë kredi, diku në mes 400-500 milionë euro për t’i ndërtuar një kulm të ri të stadiumit.

Madridi ishte duke kërkuar një sponsor për 400 milionë euro për stadiumin duke e emëruar sipas tij, por negociatat me Petroleum Investment Compani dështuan vitin e kaluar.

Tani Perez është duke kërkaur miratim nga aksionarët e klubit për të hyrë në kredi për këtë shumë, një gjë që do ta rrezikonte shumë financat për të ardhmen e Los Blancos.