“Nacionalizmi është egoizëm”, “Partitë janë fajtorë për nacionalizmin”, “Nacionalizmi nuk tingëllon bukur” janë një pjesë e përgjigjeve të qytetarëve në sondazhet që i zbatoi platforma qytetare “Civil” në projektin “Patriotizëm – PO, nacionalizëm JO!”.

Një pjesë e madhe e qytetarëve të anketuar, siç theksoi Xhabir Derala nga “Civil”, theksuan se partitë janë gjeneratorë të pasojave negative nga proceset në Republikën e Maqedonisë.

“Me rëndësi në këto sondazhe është që qytetarët e dinë mirë dallimin midis patriotizmit dhe nacionalizmit. E dinë çka do të thotë të duhet vendi, ndërsa nga ana tjetër e dinë edhe cilat janë pasojat nga ajo nën shprehjen e dashurisë ndaj vendit që të urrehen disa bashkësi, të urrehet një shtet i caktuar ose të urrehet diçka e caktuar. Kjo flet se në Maqedoni, kultura politike megjithatë nuk është në nivel të tmerrshëm të ulët siç një pjesë prej nesh kanë tendencë për të besuar”, tha ai.

Theksoi se “Civil” disa herë qartë është shprehur se nacionalizmi është mjet me të cilin shërbehen forcat destruktive në vend, që e pengon procesin demokratik dhe vëri në dukje institucionet që nuk janë përballur deri më tani me problemet si nacionalizmi, gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme, thirrjet e dhunës.

Ai theksoi si shembull se ka mbi njëqind raste të gjuhës së urrejtjes dhe vepra tjera lidhur me nacionalizmin dhe radikalizmin janë paraqitur në PTHP dhe ende nuk ka raste të cilat kanë përfunduar.

Projekti “Patriotizëm – PO, nacionalizëm – JO!” është me mbështetje nga programi Civika Mobilitas, të implementuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), ndërsa e financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Qëllimi i projektit, thekson “Civil” është që të kontribuojë ndaj uljes së pasojave destruktive nga nacionalizmi dhe ekstremizmi në shoqëri dhe ta sqarojë dallimin midis patriotizmit dhe nacionalizmit. Projekti i tregon përfitimet nga përforcimi i bashkëjetesës, përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe ndaj përshpejtimit të proceseve integruese euroatlantike të Maqedonisë.

Loading...