Zv/kryeministri Bujar Osmani i cili ndodhet në SHBA ka dhënë lajme të mira për shqiptarët dhe qytetarët e Maqedonisë. Sipas tij SHBA vazhdon të mbështes Maqedoninë në strukturat Euroatlantike duke theksuar se Amerika është një partner strategjik i Maqedonisë, njofton TS

Asnjëherë nuk ka pasur dilemë se SHBA janë partner strategjik i vendit tonë. Angazhimi i tyre vërehet në çdo zhvillim të rëndësishëm politik në Maqedoni që nga pavarësia e saj. Mirëpo sot, kur kemi nevojë për mbështetje dhe inkurajim, pritja që na i bri zv/Presidenti i SHBA-së Majk Pens është dëshmi më e mirë e thellimit dhe vazhdimit e këtij bashkëpunimi të ndërsjellët” thotë Osmani nga Uashingtoni, përcjell TS.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Zaev ka thënë se Pens i ka përshëndetur përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes.

“Mundësia që të bisedojmë me nënpresidentin e SHBA-së Majk Pens vjen në një moment historik kyç për Republikën e Maqedonisë. Nga nënpresidenti Pens morëm porosi inkurajuese për përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së Marrëveshjes së Prespës. Në takim ishte theksuar se me Marrëveshjen e kemi siguruar vendin e merituar në struktura euroatlantike. Me këtë e sigurojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, thekson Zaev.

Takimi është realizuar me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërsa vijon pas vizitave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Xhejms Matis dhe të ndihmësit të sekretarit shtetëror Ues Miçel në Maqedoni dhe mbështetja e shprehur për referendumin e ardhshëm dhe integrimin e vendit në NATO dhe në BE./TS/