Pas arritjes së marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Gjermanisë, në publik ka nisur peticion për njohje të patentave të shoferit edhe me Slloveninë, njofton Portalb.mk.

Kjo iniciativë është ngritur për njohje reciproke të patenta shoferit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë pa teste shtesë dhe pa harxhime të mëdha, për individë mbi 18 vjet të cilët kanë patentë shofer nga shtetet në fjalë.

Kjo iniciativë do të jetë në dobitë të të shpërngulurve në Republikën e Sllovenisë, të cilët tashmë e disa vjet janë të detyruar që të kalojnë teste para komisionit për vozitje në qytet, dhe me këtë kanë pasur shpenzime më të mëdha.

Peticionin mund ta nënshkruani: KËTU.