Ohri duhet të bëhet me shtëpi tërësisht të re shëndetësore, të ndërtuar sipas standardeve më të larta botërore, paralajmëroi në tribunën e mbrëmshme në Ohër, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Siç u tha, shtëpia shëndetësore është parashikuar të ndërtohet në suaza të Spitalit të përgjithshëm të Ohrit, ndërsa sipas projektit mund të përbëhet prej dy blloqeve, njëri me përdhesë dhe një kat, ndërsa tjetri me përdhesë dhe dy kate, në përbërje të të cilit mund të jetë edhe ndërtesa e vogël administrative.

Zorica Bllazhevska nga Fakulteti Arkitektonik në Shkup, e cila është njëra nga hartuesit e projektit, sqaroi se në objektin e ri do të vendoset shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore, pediatria, hapësira për infuzione, laboratoria, reparti për fëmijë të moshës parashkollore dhe shkollore, mjekësia e punës, shërbimi për rëntgen,  shërbimi patronazh, si dhe stomatologë koncesionerë dhe stomatologjia e fëmijëve.

Për ministrin Filipçe, ndërtimi i objektit është në drejtim të përpjekjeve për mundësimin e shërbimit të integruar për pacientët.

Ministri Filipçe informon se do të vazhdojë ndërtimi i pjesës së re të Spitalit special për ortopedi dhe traumatologji në spitalin “Shën Erazmo”, me vërejtje se Ohri ka kushte të shkëlqyera për zhvillim të turizmit të shëndetshëm dhe në të ardhmen shteti me përkrahje të pushtetit komunal në mënyrë aktive do të punojë në krijimin e kushteve për zhvillim të llojit të tillë të turizmit.

Loading...