Zyra e jashtme për vepra penale – Prilep deri te Prokuroria Publike Themelore sot parashtroi padi penale kundër E.T (24) nga Manastiri, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme si polic në Stacionin Policorë në Manastir, për shkak ekzistimit të bazave për dyshim për vepër të kryer penale “vrasje” e paraparë dhe ndëshkuar me nenin 123 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, dje rreth orës 12:00 i denoncuari e ka kontaktuar tani të ndjerin A.B (36) në fshatin Jelovjan dhe i ka ofruar t’i shesë automjet për udhëtim të markës “Golf 5”, pronë e personit J.S nga Manastiri.

Pasi janë takuar në lidhje me automjetin në një moment E.T e ka nxjerr armën zyrtare të cilën e ka pasur me vete dhe ka gjuajtur katër plumba drejtë A.B i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Ministria e Punëve të Brendshme sot konfirmoi se mbrëmë rreth orës 2:00 E.T është privuar nga liria. Arma zyrtare me vërtetim i është marrë dhe i njëjta do të jetë lëndë e ekspertizës balistike