Padi Penale është parashtruar kundër shkupjanit 54-vjeçar i cili më 2 shtator nëpërmjet një mosmarrëveshje verbale është munduar me thikë ta vrasë bashkëshorten e tij.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se B.A. dyshohet për vepër penale ” vrasje në tentativë të kryerjes së dhunës familjare”.

Ai më 2 shtator rreth orës 20:00 në shtëpinë e tyre, pas mosmarrëveshjes së shkurtër verbale me bashkëshorten e tij P.V.(52) me thikë i ka shkaktuar plagë në pjesën e barkut. Pasi që e lënduara ka pasur shumë gjakderdhje, rreth orës 02:30 ka kërkuar ndihmë nga dhëndri dhe me automjetin e tij e kanë dërguar P.V. në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” ku është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Nëpunësit policorë pas bisedës me të lënduarën, bashkëshortin e saj B.A e kanë privuar nga liria dhe e kanë mbajtur në stacionin policor.