Padi penale për kërcënim ndaj kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe djalit të tij sot mori një kumanovar 34-vjeçar.

Siç kumtoi MPB, në Prokurorinë themelore publike Kumanovë, është parashtruar padi penale kundër D.S. për vepër të kryer penale “rrezikim të sigurisë”. Më 22 shtator të këtij viti, i paraqituri dy herë i ka dërguar SMS porosi kryetarit të Komunës së Kumanovës, në të cilat e ka kërcënuar atë dhe djalin e tij.

Pas masave të ndërmarra, D.S. është privuar nga liria dhe i janë marrë telefoni celular, shkopi i bejsbollit, katër paketime polietileni me drogë narkotike marihuanë dhe një sim kartelë. Policia ka konstatuar se D.S. është kryes edhe i dy veprave penale “dëmtim i lëndëve të huaja”. Ai dje ka thyer xhamat e dy shtabeve të partisë politike LSDM-së, të locuara në rrugët “Ilindeni” dhe “Tode mendol”.