Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka qenë pjesë e takimit të delegacionit të Kosovës të kryesuar nga presidenti, Hashim Thaçi në takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Aty Pacolli, siç ka thënë vet, i ka kërkuar përkrahje Erdoganit dhe e ka falënderuar në anën tjetër, për trajtimin e pacientëve kosovarë nëpër spitalet turke, përcjell Klan Kosova.

“«Na ndihmoni si keni bërë deri tash për njohje të reja dhe anëtarësim në INTERPOL. Ju jemi mirënjohës për kujdesin ndaj të sëmurëve tanë që trajtohen në spitalet e vendit tuaj » i thashë Presidentit të Turqisë Erdogan, gjatë takimit mes dy krerëve të shteteve tona, ku isha së bashku me Presidentin Thaçi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Presidenti Erdogan shprehu interes të posaçëm për trajtimin e të sëmurëve të Kosovës. Ai garantoi për mbështetjen e Turqisë në Interpol dhe forume të tjera të nivelit të lartë.