Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të Bashkimit Evropian, Johanes Han shoqëroi përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian në ditën e dytë të takimit të punës për skriningun shpjegues për Maqedoninë dhe Shqipërinë për përgatitje të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Menjëherë pas shqyrtimeve përmbyllëse, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Negociatori Kryesor dhe Shef i Delegacionit për Negociata me Bashkimin Evropian, Bujar Osmani dhe Eurokomisioneri Han mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp.

Zëvendëskryeministri Osmani falënderoi Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Federika Mogherini, Eurokomisionerin Han, si dhe administratën e Komisionit Evropian, para se gjithash DG NEAR kryesuar nga Kristijan Danielson dhe Genoveva de Ruiz Kalavera për këmbënguljen dhe përkushtimin që ti ndihmojnë Maqedonisë, ti tejkalojë sfidat drejt integrimit në BE.

Osmani potencoi se “Së shpejti pret që gjuha maqedonase ti bashkëngjitet gjuhëve të tjera zyrtare të Unionit, si dje edhe sot Republika e Maqedonisë shkroi histori”. Ai theksoi se delegacioni i madh qeveritar- i shtetit merr pjesë në takime pune me përfaqësues të Komisionit Evropian ku saktësisht dhe detajisht mbikëqyret Kapitulli 23- i Gjyqësorit dhe të drejtave fundamentale si pjesë përgatitore e fazës së fundit para fillimit të negociatave.

“Vërtet ky është momenti të cilën e pritëm shumë kohë, për të cilën me kujdes jemi përgatitur, dhe për të cilën me kontribut u ndërtuan gjitha qeveritë e mëparshme, që i përfaqësojnë gjitha faktorët tjerë të rëndësishëm në vend. Më lejoni që sot, në ditën e dytë të procesit të skriningut të konstatoj- ia dolëm. Maqedonia në mënyrë të pakthyeshme lëvizë drejt anëtarësimit të  plotë në Bashkimin Evropian dhe këtë herë kthim prapa nuk ka.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se “ Sukses i sotëm është realizim i ëndrrës historike i të gjithë Shqiptarëve të Maqedonisë”.

Osmani theksoi se Republika e Maqedonisë, do ta mbajë impulsin reformues, zbatimin e marrëveshjeve bilaterale, dhe sigurimin e të gjitha kapaciteteve të larta për procesin e skriningut dhe negociatave. Përfundimisht, ai sugjeroi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se Maqedonia do të mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe do të bëj përpjekje drejt krijimit të një Evrope të bashkuar, të sigurt  dhe më stabile, Evropë që mbron.