Ekspertët vlerësojnë Marrëveshja e Prespës e faktorizon Maqedoninë në nivel ndërkombëtarë. Pakti dy palësh mes Maqedonisë dhe Greqisë, sipas ekspertit kushtetues Osman Kadriu përputhet plotësisht me kapitullin kushtetues “Maqedonia në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Osmani shton se marrëveshja me Greqinë siguron anëtarësimin në NATO dhe BE.
Marrëveshja e arritur ka një peshë të jashtëzakonshme kushtetuese dhe të rëndësishme për Maqedoninë. Me këtë marrëveshje krijohen kushte optimale që Maqedonia të anëtarësohet edhe në dy mekanizma ndërkombëtarë shumë të rëndësishëm- thotë Osman Kadriu, ekspert Kushtetues.
Sipas Osmanit marrëveshja nuk duhet personalizohet nga individ apo subjekte politike.
Lidhur me kushtetutshmërinë e saj, Osmani vlerëson se aspekti ligjor i marrëveshjes do të vërtetohet në referendum./Alsat/