Pas largimit të moderatores Nevina Shtylla nga ekrani i Klan nuk dihej se cila moderatore do të zinte vendin e saj në prezantimin e emisionin “Jo vetëm modë”.

Do të jetë pikërisht bukuroshja Orinda Huta, e cila është larguar nga ‘Vizion Plus’ ku qëndron prej vitesh për tu pozicionuar në Klan.

Moderatorja është parë shpesh këto ditë në Klan ku përvecse do të jetë anëtare e jurisë së të rinjve në “Kënga Magjike” i është besuar edhe ky format televiziv.

Ndërkohë mësohet se Nevina Shtylla do të jetë në Top Channel.

Kujtojmë se vite më parë Orinda ka qenë autore e emisionit “Next”, ku Nevina ka qenë prezantuese për disa sezone