Rinia jonë ka nevojë për Maqedoni evropiane. Zgjedhim të jemi pjesë e botës demokratike për të krijuar mundësi për një jetë më të mirë për fëmijët tanë. Nuk kemi dilema se duam në NATO dhe në BE. Por, tani është momentin të themi se çfarë duam, të themi se ky shtet dhe këta njerëz dinë çfarë duan. Ata duan patriotizëm të vërtetë, patriotizëm i cili të rinjve do t’u japë shans të mos frikësohen të sigurojnë më të mirën për vete, për familjet dhe për shtetin, thanë përkrahësit e referendumit gjatë takimit me qytetarët.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska mbrëmë në tribunë në Komunën e Kisella Vodës u bëri thirrje qytetarëve më 30 shtator të dalin dhe të votojnë për ardhmërinë e Maqedonisë.

Në frymën e strategjive sportive, duke bërë paralelizëm me gjendjen në Maqedoni, Shekerinska tha se në futboll ka tre rregulla të cilat vlejnë edhe për ne, ndërsa këto janë të tregohet guxim, të zgjidhen problemet dhe të mos humbim shansin. Deri më tani, sipas saj, dy të parat janë respektuar, por mbetet edhe e fundit – të shfrytëzohet shansi.

U përqendrua në përfitimet nga integrimet euroatlantike, por përkujtoi edhe në mbështetjen që e mori vendi nga BE-ja dhe NATO-ja kur kaloi nëpër, siç tha, periudha të vështira.

“Për ndryshimet, nevojitet ndihmë nga miqtë. Ata janë këtu të tregojnë se për Maqedoninë dera është e hapur, ndërsa ne do të vendosim nëse do ta kalojmë pragun”, nënvizoi ministrja Shekerinska.

Homologia e saj gjermane Ursula fon der Lain dje në pres konferencë në Shkup tha se duan të ndërtojnë Evropën së bashku me ne dhe se është e bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe se në fund do të ecim në rrugën e duhur.

“Ju pret referendum. E di se ai është i lidhur me emrin e shtetit tuaj, identitetit tuaj dhe historinë, por megjithatë në këtë referendum shoh shanse të mëdha. Besoj se qytetarët e vendit tuaj do të marrin pjesë aktive. Nga përvoja jonë në lidhje me bashkimin e Gjermanisë mund të them se shanset e tilla janë unike dhe duhet të shfrytëzohen. Dhe kur flas për shfrytëzimin e mundësisë dua të them se flas për Evropën e bashkuar, se duam bashkërisht të vazhdojmë të ndërtojmë Evropën me ju”, tha ministrja Fon der Lain.

Kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi në konferencën rajonale për dialog të nivelit të lartë për pjesëmarrje politike të të rinjve dhe politikave rinore me deputetët e Ballkanit Perëndimor kujtoi thënien “Bota u mbetet të rinjve”, megjithatë parashtrohet pyetja se sa jemi të gatshëm ne më të vjetrit të krijojmë një dialog të vërtetë me të rinjtë,  sa i kuptojmë ne interesat dhe nevojat e tyre.

“Në sociologji kjo definohet si hendeku midis gjeneratave, i cili gjithmonë ka ekzistuar  dhe është i pranishëm  pothuajse në të gjitha shoqëritë. Për atë,  sa është i thellë ai hendek midis gjeneratave në një shtet dhe si të tejkalohet, varet nga zhvillimi demokratik dhe nga gatishmëria e elitave politike për dialog, por edhe nga respektimi i vërtetë i të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Xhaferi.

Theksoi se punësimi dhe arsimimi janë çështje kyçe, por të rëndësishme për të rinjtë nga rajoni janë edhe mobiliteti dhe bashkëpunimi i tyre që të tejkalohen disa paragjykime historike dhe stereotipe, të cilat, siç tha, ndoshta janë më të shprehura te gjeneratat më të vjetra.

Xhaferi kumtoi se duke i ndjekur përvojat e PE-së edhe nga parlamentet e disa vendeve perëndimore evropiane,  në Kuvendin e RM-së para një viti është formuar Klubi për çështje rinore dhe politika – trup joformal në të cilin bëjnë pjesë deputetët më të rinj nga të gjitha partitë parlamentare. Tha se klubi është lobi-grup i fuqishëm për artikulim të interesave të të rinjve dhe tashmë ka rezultate – është formuar grup i punës, i cili në mënyrë të intensifikuar punon në përgatitjen e ligjit për të rinjtë, i cili në procedurë kuvendore pritet të hyjë deri në fund të vitit.

Kryetari i Kuvendit e përmendi  referendumin e ardhshëm, duke potencuar se eurointegrimi është i rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve.

Është i bindur, tha, se të rinjtë, pa marrë parasysh përkatësinë, në mënyrë masive do të prononcohen për përkrahje, dhe, siç tha, për përcaktimin strategjik për integrim të tërësishëm në NATO dhe në BE.

Mbështetësit e referendumit thonë mjaft për kohën e pasigurisë dhe izolimit, sepse të rinjtë tanë meritojnë ardhmëri më të mirë.

“Duam që të rinjve tanë t’ju japim mundësi të barabarta për arsim, punë dhe zhvillim personal, siç kanë moshatarët e tyre në Evropë. Për këtë, siç thonë ata, nevojitet anëtarësim i plotë në Bashkimin Evropian.