Anëtarësimi në NATO dhe në BE do të mundësojë investime të reja të cilat do të hapin vende të reja të punës. Së bashku do ta ndalojmë trendin e migrimit. Të rinjtë më nuk do të ëndërrojnë të emigrojnë jashtë Maqedonisë. Nuk do ta kërkojnë Evropën jashtë kufijve. Evropa do të bëhet shtëpia jonë, ndërsa standardet evropiane do të bëhen përditshmëria jonë, porositën dje mbështetësit e referendumit.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në takimin e djeshëm me qytetarët dhe afaristët në Demir Hisar theksoi se me hyrjen në BE dhe në NATO pagat do të rriten.

Me hyrjen në BE dhe në NATO, standardi jetësor dukshëm do të përmirësohet. Do të sigurohen fonde më të mëdha për rrugë, për arsim, për spitale, porositi Tevdovski.

Ai informoi se do të fillojë ndërtimi i rrugës Manastir – Demir Hisar, ndërsa do të shpallet edhe tender për projektimin e rrugës ekspres Manastir – Mexhitlia.

Në Rumani, paga mesatare është rritur për 400 për qind, ndërsa papunësia është ulur prej 15 për qind në 4 për qind.

Në Kroaci punësimi tek të rinjtë është rritur prej 26 për qind në 43 për qind.

Tek ne, perspektivat nga BE-ja dhe NATO-ja tani po ndjehen.

Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018 pas ftesës për anëtarësim në NATO dhe avancimin e negociatave në BE, Maqedonia ka shënuar rrjedhë rekorde të investimeve të huaja direkte në vlerë prej 327 milionë euro, që është rrjedhë tre herë më e madhe nga periudha e njëjtë gjatë vitit të kaluar.

Është ulur shkalla e papunësisë në 21,1 për qind, që është niveli më i ulët historik deri më tani.

Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018 janë realizuar 10.000 punësime të reja të qytetarëve tanë që në mënyrë shtesë e përshpejton rritjen.

Paga mesatare shënon rritje të vazhdueshme. Në muajin qershor të vitit 2018 është paguar për 6,1 për qind pagë më e lartë mesatare në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Me rritjen e pagave më shumë para do të derdhen në buxhetet familjare të qytetarëve.

A mund të paramendoni si do të duken këto tregues ekonomikë pas hyrjes në NATO?

Me qasje të përkushtuar në zbatimin e politikave, me anëtarësimin e shtetit në BE-së dhe të NATO-s, papunësia në mënyrë të shpejtuar do të ulet, ndërsa pagat edhe më shumë do të rriten. Ato janë arsye të fuqishme që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Ljupço Nikolovski në takimin e djeshëm me fermerët nga Nagoriçani i Vjetër tha se me anëtarësimin tonë në NATO dhe në BE, mbështetja financiare nga fondet evropiane për fermerët e rinj që duan të fillojnë agrobiznesin e tyre do të rriten.

Mbështetësit e referendumit thonë se me një qasje të përkushtuar në zbatimin e politikave, me anëtarësimin e shtetit në BE dhe në NATO, papunësia do të bjerë me shpejtësi dhe pagat do të rriten edhe më shumë. Këto, thonë ata, janë arsye të forta që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni.