Një performancë artistiko-teatrale apo një gjetje publicitare gjatë javës së modës?

Eksperiment social apo është vërtet një grua e dëshpëruar që sorrollatet nëpër Milano, e braktisur në altar para ‘PO’-së së shumë pritur?

Nëse gjithçka do ishte e  vërtetë, ku është atëherë dhëndrri i saj?

Nusja e veshur me mister është shfaqur në sheshin Duomo, në rrugën Vittorio Emanuele, dhe në një park në qendër, në orare të ndryshme të ditës, e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, me buqetën e luleve në duar dhe tejet e trishtuar.

Shumë vetë e kanë fotografuar dhe filmuar, duke pyetur në rrjet për identitetin e saj dhe për faktin pse është aq e trishtuar. Por ende nuk ka një përgjigje.