Pasi u mësua se në vendin e saj në emisionin ‘Jo vetëm modë’ në TV Klan do të shkonte Orinda Huta, tashmë nuk ka më asnjë dyshim as për fatin e Nevina Shtyllës në televizion.

Ajo do të jetë në Top Channel në emisionin ‘Procesi Sportiv’. Këtë sezon edhe ky sezon në Procesin sportive do të vijë me risi. Krah Manushit do të jenë Nevina dhe Fjoralba Ponari.

Një foto e publikuar në ‘Instagramin’ e Glenti Nallbanit, kryeredaktor i ‘Procesi Sportiv’ ka ngritur dyshimet se Edi Manushi nuk do të largohet nga programi në fjalë, sikurse tha se do të bënte në korrik. Në një prononcim, moderatori i njohur pranoi se do të jetë serish pjesë e emisionit dedikuar sportit.

‘Ëndrra e Manushit u plotësua, një bionde dhe një brune’ shkruan Fjoralba në foton, ku Manushi gjendet mes dy moderatoreve simpatike.

Mesa duket edhe këtë sezon Edi nuk i rezistoi magjisë së futbollit, por risi do të jetë hyrja e një tjetër moderatoreje. Ashtu sikurse është thënë edhe më herët, Nevina Shtylla këtë sezon do të jetë pjesë e ‘Procesi Sportiv’.

Edi Manushi ka zbuluar se krah tij do të jenë dy prezantueset bukuroshe, Nevina dhe Fjoralba Ponarin, me të cilën e kemi parë të drejtojë programin sezonin e kaluar.

“Me njërën do prezantoj të dielën me tjetrën të hënën”,-shprehet moderatori. Kujtojmë se Nevina Shtylla është larguar nga ‘Klan Tv’ ku prezantoi ‘Jo vetëm modë’ për një sezon.

Image