Paris Saint Germain ka shënuar fitoren e pestë me radhë në Ligue 1 duke e mposhtur me rezultat 4-0, As Saint Etienne. Edhe pse luajti pa yjet e saj kryesorë, që i ruajti për sfidën në Ligën e Kampionëve kundër Liverpool, PSG nuk e pati problem fitoren me skuadrën e vogël franceze. Shënuan: Draxler (22), Cavani (50), Di Maria (80) dhe Diaby (84)

PSG nuk ka pasur asnjë mëshirë për skuadrën AS Saint Etienne në Ligue 1 të Francës pasi e ka mposhtur atë më rezultat të thellë, 4-0.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët të cilët bën edhe sulmet e para në drejtim të portës se Areolas, por më vonë gjithçka kthehet në të mirë të parisienëve.

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol, dhe ai në minutën e 22’të nga Draxler pas një tollovie të shkaktuar në zonën e mysafirëve.

Por, pjesa e dytë ishte e tëra e vendasve.

Rezultatin e dyfishoi, Cavani nga penalltia në minutën e 50. 20 minuta më vonë do të shënonte Di Maria golin e tretë kurse goleadën e parisienëve e mbylli i riu Diaby që shënoi në minutën e 84’të.

Me këtë fitore PSG mban pozitën e 1 dhe nga 5 ndeshje ka 5 fitore dhe qëndron e para në Ligue 1 më 15 pikë.

Ndërkaq, Saint Etienne është në pozitën e 12 më 6 pikë.