Juventusi ka shënuar fitoren e gjashtë me radhë në Serie A, duke e mundur Bolognan me rezultat 2-0

Juventus nuk po di të ndalet dhe sot ka regjistruar fitoren e gjashtë në Serie A duke e mposhtur Bolognan me rezultat 2-0.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Fillimisht shënoi Dybala në minutën e 11’të, kurse rezultatin e dyfishoi Matuidi në minutën e 16’të.

Këto dy gola kanë mjaftuar derisa pjesa e dytë e takimit ishte monotone dhe pa shumë raste të krijuara nga të dyja skuadrat.

Javën e ardhshme Juventus do të përballet me Napolin i cili është në vendin e dytë dhe ka 15 pikë, kurse Juve ka 18.

Meqë ndeshja zhvillohet në stadiumin e Juventusit, torinezët do të kenë një mundësi të mirë që të fitojnë dhe ti ikin vendit të dytë për gjashtë pikë.