700 të ftuar ishin në dasmën e shumëpritur të Elita Rudit dhe Gjikos. Të afmër, miq, personazhe të njohur të ekranit janë ftuar nga çifti në ditën e tyre të rëndësishme. Mes të ftuarve është edhe Nora Istrefi e cila i ka mahnitur të gjithë me pamjen.

Këngëtarja është veshur me një fustan të kuq të gjatë, bust, me një të çarë anash që i tregon këmbët e saj të gjata, të tonifikuara.

Me flokët e lëshuar dhe një grim me nuanca natyrale, Nora ka bërë që të gjithë të kthejnë kokat në dasmë. Ndërkohë bëhet e ditur se këngëtaren nuk e shoqëron bashkëshorti i saj Roberti i cili siç duket nuk ka mundur të vijë në dasmë.

Image