Zjarrfikësi dyzet e shtatëvjeçar G.J. nga Shkupi ka vdekur dje pasi i është përkeqësuar gjendja derisa shuante zjarrin në afërsi të Qendrës transitore për të huaj.

Zjarrfikësi me automjetin e Ndihmës emergjente mjekësore është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku ka ndërruar jetë në orën 18:30. Pas urdhrit të prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 16:30 dhe janë djegur bari i thatë si dhe dy shtëpi druri.