Një prej të ftuarave në një dasmë, e tmerruar nga lista e rregullave që nusja kishte vendosur për të ftuarit, e postoi listën në internet dhe menjëherë u bë virale. Në email-in që organizatorja e dasmës u kishte nisur të ftuarve kishte rregulla nga më të çuditshmit, mes tyre thuhej se gratë dhe vajzat duhet të mos grimoheshin shumë dhe flokët t`i mbanin të kapura bisht ose një topuz të thjeshtë. Menjëherë postimi u bë viral dhe mori një numër të madh reagimesh.

Lista fillonte me kërkesën se të ftuarit duhet të mbërrinin 15-30 minuta më herët. Po ashtu, të ftuarve u ndalohej të paraqiteshin me veshje në ngjyrë të bardhë, krem apo bezhë. Ata nuk duhet të regjistronin gjatë ceremonisë apo të bënin ‘check in’ në Facebook dhe të gjitha fotot e postuara më vonë duhet të shoqëroheshin me një hashtag të përcaktuar.

Një tjetër rregull, që ishte theksuar me shkronja të mëdha, ishte se të ftuarit në asnjë mënyrë nuk duhet t`i flisnin nuses. Dhe lista mbyllej me rregullin më të sikltshëm nga të gjithë, sipas të cilit, të ftuarit duhet të sillnin një dhuratë me vlerë 75$ e sipër, përndryshe nuk do të lejoheshin të hynin.

Kishit parë listë më të çuditshme se kaq?