Nganjëherë njihet si Philip Bunce, por ka raste kur njihet dhe si Pippa Bunce. Edhe pse është regjistruar si mashkull ai gjysmën e kohës e kalon i veshur si burrë dhe gjysmën si grua, në varësi të humorit.

Financial Times bëri një klasifikim të grave më të suksesshme në biznes dhe mes 100 emrave me infulencë në Londër është dhe Pipa.

Bunce me krenari tregon se është i martuar dhe është babai i dy djemve dhe punon si drejtor në bankën zvicerane të investimeve ndërkombëtare.

Organizatorët kishin kërkuar që emri i tij të vendosej në listën e meshkujve por Bunce ka zgjedhur të ishte i nominuar në kategorinë e femrave. Vendimi ka ngjallur polemika të mëdha

 “Në këto rrethana luhet me gratë” thonë disa, ndërkohë që Kristina Harrison një aktiviste e LBG-së e cila ka lindur burrë por u bë femër 20 vjet më pas thotë: “Të jesh grua nuk do të thotë të veshësh disa ditë fustane e disa ditë jo. Ideja që një person mund të bëhet grua duke veshur një fustan dhe vendosur një paruke është thellësisht seksiste”

Të gjithë i ka kundërshtuar Suki Sandhu përgjegjësi i klasifikimit: “Lista vlerëson ata që punojnë për të promovuar diversitetin prandaj kemi përfshirë Bunce”

Ndërkohë një zëdhënës i bankës zvicerane është shprehur: Banka jonë është krenare që ka punësuar një person që ka të gjitha aspektet e diversitetit.