Një djalë gjashtëvjeçar është lënduar rëndë pasi dje u godit nga një veturë në fshatin Sfillare e Poshtme.

MPB-ja njoftoi se dje në orën 15:20 në fshatin Kondovë, të Shkupit, një veturë e tipit “Pasat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.M (54) nga fshati Sfilare e Poshtme, ka goditur djalin gjashtëvjeçar nga Gllumova.

Nga goditja fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Klinikën për fëmijë në kuadër të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.