Qeveria mban kudjes të posaçëm për kultivuesit e duhanit përmes subvencioneve të shtuara, ndërsa bujqit e dëmtuar nga moti i lig i korrikut, në afat sa më të shpejtë të mundshëm ligjor do të marrin vesh se si do të dëmshpërblehen, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski pas vizitës së sotme në Prilep.

Nikollovski u takua me bujqit në Kanatllarcë dhe në raonet e dëmtuara në Konjare të Vogël dhe të Madhe.

“Mu përmes kësaj dege të rëndësishme bujqësore në vit sigurojmë 100 milionë euro derdhje devizore. Prandaj Qeveria e solli vendimin e rëndësishëm dhe historik për rritje të subvencioneve. E vendosëm konceptin dhe modelin e subvencionimit në tre nivele, për klasën e parë 80, për të dytën 70 dhe 60 denarë për kilogram për klasën e tretë, të katërt dhe për klasët plotësuese. Në atë mënyrë plotësisht pesë milionë euro është rritja e subvencioneve të cilat i morën kultivuesit e duhanit, duke filluar prej këtij viti. Kultivuesve të duhanit me kohë u paguan 28 milionë euro, të cilat janë më se të nevojshme për 26.000 familje”, deklaroi Nikollovski.

Vlerësoi edhe se rekolta e fundit është historikisht më e larta, ndërkaq u arrit çmim prej 217 denarëve për kilogram duhan të blerë.

Sipas ministrit, në procedurë është ligji i ri për duhan që do të thotë lehtësim administrativ për bujqit.

Lidhur me dëmshpërblimin nga moti i lig i korrikut, Nikollovski informoi se Raporti i Komisionit të Prilepit i cili i vlerëson dëmet në rreth tre milionë euro do të arrijë në komision  ndërqeveritar.

“Prilepi është pastruar, janë paguar të gjitha dëmet për të cilat nuk ka kurfarë problemi në vitin 2018. Këtu bëhet fjalë për procedurë e cila është inicuar nga komuna e Prilepit. Sot ka përfunduar procedura në komunë, raporti do të arrijë në komision ndërqeveritar, pas vlerësimeve të Byrosë për ekspertiza gjyqësore, qeveria do ta caktojë prëqindjen për pagesë në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim dhe besoj, siç e përshpejtuam procedurën për pagesë të dëmeve për vitin 2017 edhe e përfunduam, se edhe këtu bëhet fjalë për procedurë në tërësi të respektuar me Ligjin. Nuk ka parregullsi, as paqartësi, siç ndodhi në vitet 2015 dhe 2016 që i trashëguam dhe konsideroj se kjo punë së shpejti do të përfundohet dhe qytetarët do të dëmshpërblehen në pajtim me vendimet qeveritare”, tha ministri.

Loading...