Shoqata bujqësore “Bujqësia bashkëkohore” ministrit Ljupço Nikollovski ia ndau plaketën për ministër më të suksesshëm të Buqjësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nga shoqata theksuan se kjo plaketë është rezultat i masave të cilat ministri Nikollovski dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i kanë ndërmarrë gjatë vitit të kaluar për zhvillim të bujqësisë.

Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Nikollovski potencoi se kjo plaketë do të jetë nxitje që edhe në të ardhmen, MBPEU edhe më intensivisht të punojë në politikat të cilat do të jenë në dobi të bujqve dhe do ta nxisin zhvillimin e agrosektorit.

Në kuadër të manifestimit për zgjedhje të më të suksesshmëve në sfera të bujqësisë për vitin 2018 u organizua edhe mini panair për prodhime bujqësore, mekanizim dhe traktorë, degustim të ushqimit tradicional të pellagonisë, verë,s, birrës, prodhimeve qumështore, mjaltit dhe të tjera.