Në kuadër të aktiviteteve në terren të cilat i ka VMRO-DPMNE-ja në lidhje me referendumin e  ardhshëm sot jemi në Komunat Qendër dhe Sopishte. Në takim me qytetarët ku diskutojmë rreth gjendjes aktuale para së gjithash në lidhje me marrëveshjen e dëmshme dhe kapitulluese të Prespës për riemërimin e Maqedonisë dhe popullit të Maqedonisë.

Atë që po e shohim është se mbesin disa përshtypje. Së pari se pushteti vendosi të diskutojë për gjithçka përveç se për përmbajtjen e marrëveshjes. E dyta se ikin nga debati i hollësishëm për përmbajtjen e marrëveshjes, sepse e dinë se nuk kanë argumente dhe se as që është ruajtur identiteti kombëtar. Ndërsa, nga ana tjetër nuk kemi kurrfarë garancish për integrimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Puna tjetër që është fakt është se i shmangen që t’ia tregojnë opinionit amendamentet kushtetuese edhe pse ato janë thelbi i zemrës së marrëveshjes.

Punën tjetër të cilën e vërejmë është se gjithçka shkon në akt të një nevrikosjeje dhe paniku në ditët e fundit në presione të fuqishme drejtë njerëzve, që të dalin të votojnë ashtu siç pret pushteti. Po bëhet presion në administratën shtetërore, po bëhet edhe presion në biznesin privat dhe ky presion është gjithnjë më i madh dhe më i qartë.

Këto janë përshtypjet të cilat po i marrim nga takimet në terren mbesin diç më shumë se dy ditë deri te heshtja dhe pesë ditë deri në votim. Vullneti është i qartë, është i dukshëm, një pjesë e madhe e qytetarëve janë kundër marrëveshjes, pjesa më e madhe vendosin që të mbesin në shtëpi dhe kjo është ajo që e presim të dielën.