Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në tribunat e sotme me bujqit në Resnjë dhe në fshatin Carev Dvor foli për përfitimet nga anëtarësimi në BE dhe NATO, ndërsa posaçërisht shfrytëzimi i fondeve evropiane ka rëndësi të jashtëzakonshme për modernizimin e pemëtarisë dhe të kapaciteteve përpunuese në këtë sektor.

Me këtë rast ai potencoi se ndihma e bujqve do të rritet me fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Fondet Evropiane do ta përforcojnë bujqësinë, do të sjellin punësime të reja nëpërmjet biznese të reja dhe zhvillimit të mjediseve rurale atje ku duam të qëndrojnë bujqit.

Në tribunat në Resnjë, Nikollovski bujqve ua prezantoi masat aktuale dhe të ardhshme që do t’i ndërmarr MBPEU për zhvillimin e bujqësisë, përfshirë edhe pemëtarinë.

“Data e 30 shtator është datë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit, për bujqit. E diela është ditë kur duhet të sjellim vendim historik i cili përgjithmonë do të ndikojë në ardhmërinë e të gjithë neve”, tha Nikollovski.