Këngëtarja Nicki Minaj i ka dhënë bekimin e saj për Guvernator Andrew Cuomo, një ditë para betejës së tij për nominimin demokratik me Cynthia Nixon.

“Njujorkezët dhe të gjithë banorët e NYCHA-s ka ardhë koha për të marrë drejtësinë, VOTE më 13 shtator për Gov. Cuomo, Lt Gov. Hochul & Tish James ” shkroi këngëtarja në Twitter të mërkurën.

Kjo mbështetje i pëlqeu një zëdhënësi të Cuomo-s.

“Ne jemi të kënaqur që kemi miratimin e mbretëreshës së padiskutueshme të hip-hop-“, tha zëdhënësi Lis Smith.