Prokuroria Themelore Publike Strugë filloi procedurë hetuese kundër dy personave për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë nga neni 215 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 nga Kodi penal”.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, dy të dyshuarit më 19 shtator, rreth orës 19:40, në rrugën lokale nga fshati Koroshishtë drejt fshatit Volinë, kanë organizuar transportim të drogës narkotike marihuanë në sasi prej 9.925 gramëve.

Pas aksionit të zbatuar të Prokurorisë Themelore Publike Strugë, në koordinim me MPB-në, struganët e dyshuar të moshës nga 30 deri 32 vite janë privuar nga liria.

Prokurori kompetent publik nga PTHP Strugë mori urdhër për zbatim të procedurës hetuese, ndërsa për shkak të ekzistimit të bazave ligjore është parashtruar edhe propozim për përcaktim të masës së paraburgimit deri te Gjykata Themelore Strugë.

Propozimi i Prokurorisë është pranuar nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake, i cili me vendim të të dyshuarve i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve.