Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot nga Probishtipi kumtoi se nesër Agjencia e Pagesave do ta paralajmërojë thirrjen e dytë publike nga Programi IPARD 2 për dy masat: Investime në mjete materiale në biznese bujqësore dhe Investime në mjete materiale për përpunimin e prodhimeve bujqësore, të peshkut dhe marketing.

“Në gazetat e nesërme do të publikohet njoftimi për dy masat: për modernizimin e bizneseve bujqësore dhe modernizimin e kapaciteteve përpunuese dhe kapaciteteve lidhur me peshkatarinë, gjegjësisht masat për të cilat ekziston interes më i madh”, tha Nikollovski.

Në thirrjen e parë publike nga IPARD 2 deri sot janë lidhur 919 marrëveshje me bujqit dhe firmat.

Ministri informon se Maqedonia i ka në dispozicion rreth 60 milionë euro nga IPARD 2, ndërsa me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE pritet këto mjete të rriten për dhjetë fish.