Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë vazhdon pres konferenca në të cilën ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetari i Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale Lubisha Karanfillovski, do të nënshkruajnë Marrëveshje për konfirmim të pagës më të ulët për shkallë më të ulët të kompleksitetit dhe për mënyrën e përllogaritjes dhe pagesës së pagave në veprimtarinë shëndetësore.

Në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.