Në Maqedoni për momentin nuk ka rrezik nga dukuria e virusit të “lisë së majmunëve”, ndërsa gjendja, edhe në vend edhe në rajon dhe shtetet e Evropës perëndimore po ndiqet në vazhdimësi.

Këtë e kumtojnë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, në kuadër të Minsitrisë së Shëndetësisë, i cili sot mbajti takim të rregullt pune, ku morën pejsë edhe përfaqësues nga Agjencia për ushqim dhe veterinari, ndërkaq në të cilin u shqyrtua gjendja me “linë e majmunëve”, në Britani të Madhe.

Me qëllim të informimit të punonjësve shëndetësorë dhe popullatës, Komisioni rekomandon disa masa.

Mes tyre, e angazhon Institutin për shëndet publik të përgatisë material edukativ-informues – fletushka për “linë e majmunëve” me informata për sëmundjen, mënyrën e bartjes, masat për preventivë dhe veprim, me qëllim të informimit të popullatës dhe punonjësve shëndetësorë.

Materiali edukativ-informues do të vendoset në ueb-faqen e ISHP-së, MSH-sën dhe Qendrave për shëndet publik,m ndërkaq do t’i dërgohet edhe Shoqatës së mjekëve amë.

Fletushkat do t’u distribuohen edhe udhëtarëve, të cilët vijnë nga vendet në në të cilat është regjistruar sëmundja.

Gjithashtu, rekomandohet Instituti për shëdnet publik të realizojë kontakt me laboratoret referente në vendet evropiane me qëllim që të realizohet bashkëpunim për konfirmim të mundshëm të rasteve.

Agjencia për ushqim dhe veterinari në kuadër të kompetencave të veta angazhohet t’i përforcojë masat për kontroll të futjes së llojeve të caktuara të kafshëve nga vendet në rrezik.

Në mesin e masave është edhe përforcimi i bashkëpunimit mes ISHP-së dhe AUV-së, përmes këmbimit me kohë të informatave mes institucioneve dhe ndjekjes së gjendjes epidemiologjike me linë e majmunëve.