Në Kosovë është botuar për herë të parë një fjalor enciklopedike, njofton Klan Kosova.

Ky është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Fjalor ndahet në dy vëllime: Fjalori Enciklopedik i Kosovës I A-K dhe Fjalori Enciklopedik i Kosovës II L-ZH.

Janë gjithsej 1818 faqe, ku janë përfshirë tekstet e rreth 6 mijë zërave, të hartuar nga 506 autorë, një vepër kolektive e hartuar nga profesorë universiteti, shkrimtarë, publicistë, artistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të shkencës dhe të dijes.

Botimi do të shpërndahet në të gjitha institucionet qendrore të Kosovës, në biblioteka dhe redaksitë e mediave, në mënyrë që informacioni dhe të dhënat në përdorim për Kosovën dhe botën shqiptare të dalin më të plota dhe të sakta.