Gjithsej 31 persona të shtunën deri në orën 24, kur përfundoi paraqitja e qytetarëve janë paraqitur për të votuar në kushte shtëpiake për referendumin e ardhshëm. Numri më i madh i paraqitjeve kanë arritur gjatë ditës së fundit.

“Deri te Komisioni jonë komunal zgjedhor në afatin e parashikuar – 22 shtator, arritën gjithsej 31 paraqitje të qytetarëve, të cilët për shkak të problemeve shëndetësore kanë kërkuar të votojnë në kushte shtëpiake. Kjo shifër është shumë më e vogël për dallim nga zgjedhjet paraprake lokale dhe parlamentare kur arrinte rreth 200. Shumica e paraqitjeve (20), arritën gjatë ditës së fundit. Numri më i madh i të paraqiturve janë shfrytëzues të kujdesit nga dikush tjetër dhe paraqitjet e tyre  mendoj se në numrin më të madh do të pranohen”, tha Antigona Seferi kryetare KKZ-së Kërçovë.

Në ndërkohë, sot në seancë komisioni pranë KKZ-së – Kërçovë i ka pranuar të gjitha kërkesat të cilat kanë arritur deri te ata, me çka 31 persona në këtë komunë në referendumin e ardhshëm do të votojnë në kushte shtëpiake.