Sipas të dhënave të fundit të përpunuara në komunën e Gostivarit të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 16.109 persona ose afërsisht 20,3 për qind nga numri i përgjithshëm i Listës Zgjedhore.

Deklarimi për referendum në komunën e Gostivarit sipas informacioneve të  KKZ-së po zhvillohet pas ndërprerje ose pengesa dhe deri më tani nuk kishte pasur parregullsi të paraqitura.